KUR FRYMËMARRJA BËHET SHËRIM

8.00€
KUR-984 | 9789951693844

Hyjnorja është brenda jush, ajo është duke rrjedhur dhe vazhdon të marrë frymë përmes jush dhe te ju. Në këtë moment ajo është duke pulsuar në çdo qelizë të trupit tuaj. Mjafton një frymëmarrje e thellë që të filloni të plotësoheni me hyjnoren.

Ekziston fuqia shëruese e jetës e cila është prezente kudo rreth nesh dhe brenda nesh. 

Nëse filloni dhe e përdorni frymëmarrjen në mënyrë të vetëdijshme, atëherë ju do të filloni të pastroni mendjen nga paragjykime të ngushta, duke nxjerrë në dritë ligjet e lindura të mendjes suaj. Ju ngadalë do të krijoni hapësirën për të transformuar jetën tuaj drejt asaj që ju dëshironi, qoftë shëndeti, lumturia, suksesi, bollëku.

Qendra e vetëdijes suaj është dashuria, paqja, lumturia, sa herë jetoni vetëdijshëm për prezencën e kësaj fuqie brenda jush, ju e shëroni, e zbukuroni, e pastroni jetën tuaj nga gjërat e gabuara. Nëse përqendroheni në gjërat që ju mungojnë në jetë, ju vazhdimisht do të shikoni për mungesë dhe kufizim. Kështu ju krijoni më shumë mungesë dhe kufizime të të gjitha llojeve. Asaj që i kushtoni vëmendje, e zmadhoni në botën tuaj. Përmes mendjes suaj merr pamje bota që ju rrethon; mendja vazhdon të interpretojë gjërat bardhë e zi, mirë e keq, e tëra varet nga ju dhe krijimi vazhdon, krijim ky produkt i mendimeve tuaja”. Nuk ka rastësi, ne bëjmë zgjedhje çdo ditë, ne krijojmë veten çdo ditë. Po ju çfarë krijimi zgjidhni tani e tutje? Ndryshoni  zërin në kokën tuaj dhe gjërat do të fillojnë të ndryshojnë për ju!

Çfarë po zgjidhni për vete TANI, të jeni kritikë apo të motivoni veten, zgjedhja ju takon vetëm juve.

Autore: Teuta Hasangjekaj  
ISBN: 9789951693844  
Botues: Magjia e librit  
Viti: 2020  
Faqe: 224  


Produkte të ngjajshme