MREKULLIA E JETËS NË TY - Mirënjohja - Rruga drejt zgjimit shpirtëror!

5.00€
MRE-788 | 9789951693417

Jetojmë në një epokë kur informacioni në temën e zhvillimit personal dhe ngritjes shpirtërore është i bollshëm, por në gjuhën shqipe kemi shumë pak libra e materiale. Përveç krizës së përgjithshme të shkaktuar nga pavetëdija nëpër të cilën po kalon i tërë njerëzimi, ne shqiptarët kemi trauma shtesë si të pushtuar në të kaluarën e afërt, si të izoluar apo si qytetarë “të rendit të dytë e të tretë”. 

Për fat të mirë, kjo epokë është edhe epokë e zgjimit të njerëzimit, dhe në këtë kontekst libri “Mrekullia e jetës në ty” nga Teuta Hasangjekaj është kontribut për pjesën shqiptare të tij.

Libri është udhëzues praktik dhe përkujtues i disa të vërtetave themelore e të thjeshta që janë brenda nesh. Autorja e shkrin bukur pasionin për literaturë frymëzuese dhe profesionin e piktores. Si një bletë e mirë që e mbledh nektarin nga lulet më të bukura për të prodhuar mjaltë të shijshme e të shëndetshme, autorja e sjell nektarin e librave të mëdhenj të kësaj fushe në gjuhë të kapshme e të thjeshtë për lexuesit e të gjitha profileve. Gërshetimi i fjalëve të këndshme me bukurinë e ilustrimeve që rrezatojnë është kombinim interesant që krijon përjetim të veçantë gjatë leximit. 

Autore: Teuta Hasangjekaj  
ISBN: 9789951693417  
Botues: Magjia e librit  
Viti: 2019  
Faqe: 148  


Produkte të ngjajshme