LIBRI I SEKRETEVE - Udhërrëfyes për një jetë të suksesshme

5.00€
LIB-146 | 9789951887625

Ky libër hyn ne vazhdën e librave frymëzues, që në boten demokratike ka një shtrirje shumë të gjere. Titujt e tillë botohen me miliona e miliona kopje dhe plasohen me shpejtësi të madhe, sepse e ndihmojnë lexuesin të ecë në mënyrë më të sigurt dhe të suksesshme në jetën e përditshme. 

Autorja, pas një studimi serioz, vjen para lexuesve me një realizim të mahnitshëm, që do ta stimulojë secilin lexues. Libri është shkruar me një gjuhë të rrjedhshme, të pastër e me përmbajtje domethënëse. Secili kapitull i këtij libri mund të jetë një derë e gjerë për hyrje të secilit lexues në fushën e pafund të mundësive. Por, një cilësi tjetër e këtij libri është afria e shkrimit me jetën dhe me përvojën tonë autentike, kështu që lexuesi do ta ketë shumë të afërt dhe porosinë, por edhe shembullin praktik.

Ky është një libër praktik nga fusha e mendimit pozitiv që u dedikohet të gjithë atyre që kanë dëshirë të zbulojnë të fshehtat e jetës, të zbulojnë fuqinë e vërtet brenda vetes. Ky libër do të shërbej si një udhërrëfyes për krijimin e një personalitetit të suksesshëm, të shëndetshëm, të lumtur, të  pasur dhe të përparuar në të gjitha sferat e jetës. Çdo pjesë e rrugëtimit brenda faqeve të këtij libri shpalosë ngadalë, hap pas hapi udhëzime të rëndësishme dhe esenciale për jetën, të cilat kur të praktikohen edhe do të arrijnë të kenë efektin e duhur. 

Ky libër në mënyrë virtuale do e hapë derën drejt kozmosit duke lejuar që të tërheqë drejt çdonjërit çdo gjë që dëshiron, duke realizuar edhe ëndrrat më të paimagjinueshme në jetë. Gjatë eksplorimit brenda librit do të zbulohet sekreti i fshehur, sekreti i mendimit si energji, si fuqi kreative si vula kryesore drejt përparimit personal. 

Ky libër ka për qellim që të i ndihmoi lexuesit të gjej rrugën e vërtet të jetës, që të arrijë të ketë në posedim forcën brenda vetes, që të gjejnë rrugën drejt kësaj fuqie, që të dijë se si të operojnë me ketë fuqi, si të posedojnë atë dhe të kenë në dorë jetën dhe plotësisht nen kontroll të ardhmen e tyre. Prandaj me një studim të detajuar të këtij libri padyshim çdonjëri do të vijë deri të krijimi i fuqisë personale e cila do të gjej rrugën që të shprehet dhe do të shtyj në krijimin e një jete që çdokush mund të ëndërroj. 

Duke i përcjell në çdo hap instruksionet tek “Libri i Sekreteve” do të bej lexuesin më të madh, me një personalitet më të mirë, të armatosur me një fuqi të re që do t’i dërgoj ata drejt arritjeve të mëdha dhe do të bëjnë një kthesë të madhe në jetë dhe do te arrijnë t’i shohin gjerat në një dritë të re, duke përjetuar të gjitha bukuritë, madhështitë dhe mrekullitë e jetës.

Autore: Teuta Hasangjekaj  
ISBN: 9789951887625  
Botues: Mendimi Pozitiv  
Viti: 2013  
Faqe: 153  


Produkte të ngjajshme